INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashe për ‘Fenty Beauty”? Rihanna sherr me linjën kozmetike rivale [FOTO]

Telashe për ‘Fenty Beauty”? Rihanna sherr me linjën kozmetike rivale [FOTO]

Publikuar më: 14:25 14-10-2017

Dorashkat janë hequr dhe tani ‘lufta’ është mes Rihannas dhe markës popullore të kozmetikës “Make Up Forever”.

 ‘Fenty Beaty’ lançoi me 8 shtator 40 nuanca të ndryshme, duke e trajtuar si ofertën më të madhe të bërë deri tani.

Pas kësaj,  “Make Up For Ever” vuri në shënjestër  “Fenty Beaty” duke shkruar ; “ 40 nuanca nuk janë asgjë e re për ne’.  

“Make Up For Ever” e bëri këtë pasi u frikësua se linja e re kozmetike e këngëtares nga Barbadosi, do ta bënte të falimentonte. “Make up For Ever” u themelua në vitin 1984 dhe që nga viti 2015 nxori në shitje 40 nuanca të ndryshme fondotine duke u përshtatur tonit unik të lëkurës. "Me ekspertizë, kohë dhe pasion, e do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe përmirësojmë produktet tona  për ju, për të gjithë", shkruajtën ata duke sulmuar Rihanna-n.

Në mbrojtje këngëtares i dolën fansat të cilët i kthyen përgjigje kësaj linje kozmetike duke i thënë se ende shumë prej përdoruesve të tyre, iu duhet të përziejnë dy ngjyra të ndryshme për të arritur tonin e përshtatshëm me fytyrën e tyre.

Madje edhe vetë Rihanna ka komentuar në postimin e tyre. “Akoma në hije. E shokuar”, shkruan 29 vjeçarja.

Edhe pse “Make Up For Ever” është një lider në diversitetin midis industrive të tjera, shumë prej nuancave nuk ishin në dispozicion deri në 30 vite pasi u lançua seti i tyre origjinal. Ky nuk është rasti i “Fenty Beauty” . Riri shpjegoi qartë gjatë lançimit të linjës me 7 shtator. Ajo tha se qëllimi i saj ishte të kishte nuancat ku vajzat e të gjitha toneve të lukurës, të dashuroheshin me to. 

trutyuy.png

 

etgert.png

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488