INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Temperatura ''përvëluese''/ Moti ndryshon sërish, ja si do të jetë java në vijim

Temperatura ''përvëluese''/ Moti ndryshon sërish, ja si do të jetë java në vijim

Publikuar më: 11:11 16-06-2019

Fundjava është parashikuar përvëluese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe gjithë rajonin. Por pavarësisht temperaturave shumë të larta meterologët tregojnë se pas kësaj fundjave gjërat pritet të ndryshojnë disi.

Sipas Meteoalb, e diela, vijon me kthjellime deri pasdite kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore.

Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.

Mesdita e së dielës, sjell një rënie me të paktën 3°C duke u ulur në 35°C. Rënie më e ndjeshme pritet në zonat Lindore. Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërish pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055