Forca të FNSH-së kanë ndaluar Sait Dollapin, Sekretar Organizativ në PD. Policia ka ndaluar dhe më pas ka goditur me shkop gome për ta neutralizuar. Ndalimi i zyrtarit të PD-së ka ardhur pas një mësymjeje që FNSH, e mbështetur edhe nga automjetet që hedh ujë me presion, ndaj protestuesve. Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë. Ai refuzoi ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.
saitdollapi from Vimeointv.al on Vimeo.