INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: Përjetësisht mirënjohës ndaj atyre që hapën kapitullin e çlirimit për Kosovën

Thaçi: Përjetësisht mirënjohës ndaj atyre që hapën kapitullin e çlirimit për Kosovën

Publikuar më: 12:13 24-03-2018

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi përkujton fillimin e bombardimeve të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake serbe, 19 vjet më parë. Thaçi thotë se qytetarët janë përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës.
Hashim Thaçi
Sot u bënë 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviçit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë. U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin.

Article Logic
Execution time: 0.0031321048736572