INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet kriza SHBA - Turqi. SHBA kërcënon vendosjen e më shumë sanksioneve

Thellohet kriza SHBA - Turqi. SHBA kërcënon vendosjen e më shumë sanksioneve

Publikuar më: 08:04 17-08-2018

SHBA ka kërcënuar se do të vendosë me shume sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse nuk e liron pastorin amerikan. Javën e kaluar, SHBA dyfishoi tarifat e saj mbi importet e metaleve nga Turqia dhe të enjten, sekretari amerikan i thesarit Stiven Mnukin tha: "Ne planifikojmë të bëjmë më shumë nëse nuk e lirojnë shpejt Brunson."
Ndërkohë, Andrew Brunson mbahet në Turqi prej më shumë se 2 vitesh për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdogan. Mosmarrëveshja për lirimin e tij, ka bërë që dy aleatët e NATO-s të vendosin tarifa për mallrat e njëri-tjetrit.Kjo ka përkeqësuar krizën e monedhës turke, lira, e cila ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit që nga janari, e cila ka nxitur shitjen e gjerë në tregjet e tjera në zhvillim, duke shkaktuar frikë për një krizë globale.
Monedha u rikuperua pak, më parë këtë javë, pasi qeveria turke rriti tarifat për importet nga SHBA të makinave, pijeve alkoolike dhe duhanit.

Article Logic
Execution time: 0.0029489994049072