INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet numri i të rinjve që duan të lënë vendin dhe që s’duan t’ja dinë për politikën

Thellohet numri i të rinjve që duan të lënë vendin dhe që s’duan t’ja dinë për politikën

Publikuar më: 09:52 12-06-2019

Të rinjtë shqiptarë janë indiferentë kundrejt politikës dhe të zhgënjyer. Për pasojë një numër shumë i madh duan të braktisin vendin. Është e trishtueshme kur mëson se 71.1% e të rinjve shqiptarë po planifikojnë të emigrojnë. Dëshira për të emigruar lidhet edhe me sfidat me të cilat të rinjtë mendojnë se përballet vendi ynë. 55% thonë duan të ikin, për arsye ekonomike, mungesës së punësimit dhe arsimit të dobët. Ndërsa 37% e tyre mendojnë se më kryesore janë korrupsioni dhe kriminaliteti.
Këto janë të dhënat e një studimi të fundit të Qëndresës Qytetare që realizoi një pyetësor, ku u përfshinë të rinjtë e 61 bashkive të vendit.
Të rinjtë janë pyetur dhe për bindjet politike dhe preferencat për ndonjë parti. Shumica shfaqen të distancuar nga partitë politike, vetëm 16.8% e tyre besojnë tek ato. Pavarësisht rinovimit të klasës politike 60% e të rinjve nuk gjejnë modele suksesi tek të rinjtë në politikë. Po ashtu 45.3% e tyre mendojnë se të rinjtë në partitë politike imitojnë liderin. Ata shprehen se politikanët e rinj janë klone të politikanëve të vjetër dhe nuk kanë mendime të tyret.

Një rezultat tjetër është që 85% e të rinjve janë të pakënaqur me situatën aktuale politike në vend dhe 76% e tyre nuk kanë kontaktuar asnjëherë me përfaqësuesin që kanë zgjedhur. Ndërkaq 39% nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332