INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana bllokon Kukësin dhe ndihmon Partizanin të shkëputet!

Tirana bllokon Kukësin dhe ndihmon Partizanin të shkëputet!

Publikuar më: 11:29 11-02-2019

Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema, kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kukësin, në kryendeshjen e javës së 21-të të Superiores.

Vendimtar goli i shënuar nga mbrojtësi Albi Doka në minutën e 87′, që u dha 3 pikët bardhebluve, që tashmë e shohin veten plot 8 pikë larg zonës së rënies.

Nga ana tjetër Kukësi kompromenton gjithçka në luftën për titull, pasi shkëputet edhe më shumë nga Partizani, duke mbetur plot 8 pikë mbrapa klubit “të kuq”.

Sfida tjetër e mesditës, ajo mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, përfundoi në barazim pa gola, ndërsa të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0030040740966797