INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër sukses për këngëtaren e njohur shqiptare, do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 [FOTO]

Tjetër sukses për këngëtaren e njohur shqiptare, do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 [FOTO]

Publikuar më: 14:11 18-05-2018

Sukseset e saj janë të njëpasnjëshme.

E rritur në Prishtinë, por talenti i këngëtares së njohur i kaloi kufijtë. E nisi me këngën e kthyer në superhit ‘BonBon’ duke vazhduar me ‘Redrum’ dhe “I love Yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana. Por Era Istrefi nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Era do të jetë pjesë e këngës që do dëgjohet kudo në botë përgjatë një muaji.

“Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit. Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e klipit fillojnë nesër”, thonë burime të afërta me këngëtaren.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, duke u bërë njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues.

23 vjeçarja, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me artistin e njohur Will Smith.

Era-Istrefi-Bonbon-screenshot-2016-billboard-650.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277