INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetërsimi i domosdoshëm për popullin shqiptar

Tjetërsimi i domosdoshëm për popullin shqiptar

Publikuar më: 17:31 17-12-2017

Nga Ohrida Jaçelli

Një metodologji, e cila në objektiv ka tjetërsimin e administrimit gjyqësor, riorganizimin e punonjësve dhe vendos theksin tek interesi publik, ndryshe njihet si Reforma në Drejtësi. Një reformë e cila priret të krijojë një  pushtet të pavarur, i cili gjykon duke ruajtur paanshmërinë. Një tjetërsim i domosdoshëm, si për popullin Shqiptar ashtu dhe për shtetin Shqiptar.

Në këtë moment evaziv reformimi, vihet re mosdakortësia partiake (e cila ka një impakt prej 3/5 mbi reformen). Dukshëm shpreh se interesi është individual. Qoftë kjo mosdakortësi lojë apo reale,  theksoj se interesi është individual.

Por, paradoksale është të pranosh si fakt një diplomat të huaj që më shumë sesa përfaqësuesit shtetërore synon vërtet interesin publik ndaj një populli… Një i huaj nuk ndjen as historinë e as kombin.

Së dyti, konfkikti partiak midis partive sjell shkatërrimin e Idealit Kombëtar. Gjithashtu, sjell shkatërrimin e idealit udhëheqës partiak. Duke mos i lënë boshe nga pikëpamja morale këto të fundit, le të themi se udhëhiqen nga i vetmi ideal, konkurencë individuale.

Në këtë mënyrë, vizioni apo qëllimi i partisë nuk është i detajuar e as i qartë. Do të thotë se një parti e tillë i ka pritshmëritë e vogla për masën e gjerë, e kësisoj përjashton invdividë që duartrokasin idealet e së ardhmes për t’i lënë vendin atyre që janë të kapur aq fort pas partisë.

Jo më kot, në debate televizive diskutohen drejtpërdrejt emrat dhe jo intitucionet apo postet.

Falenderojmë Ohrida Jaçelli për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664