INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Toka dhe brigjet shqiptare po "mbulohen" nga plastika[VIDEO]

Publikuar më: 12:31 02-07-2018

Në Shqipëri ka mbi 15 mijë ton mbetje plastike të pa menaxhuara, ku pjesa më e madhe ndodhen në pjesën tokësore dhe afro 5 ton për milje katror në brigjet dhe ujrat e brendshme detare. Këto të dhëna alamante janë publikura nga shkencëtarët e Universitetit të New Castle. Ata kanë hartuar një hartë me zonat më problematike të botës. 

Sipas raportit në të gjithë botën, çdo minutë blihen një milion shishe plastike dhe 500 trilion qese plastike një përdorimsh përdoren në mbarë botën çdo vit.
Shkencarët thonë se zonat më të nxehta dhe me potencial të lartë rreziku janë ato nga Arktiku në Antarktik dhe nga sipërfaqja e tokës deri në det. Miliona ton mbetje plastike përfundojnë në det çdo vit, shumica e tyre kalojnë nga toka nëpër lumenj dhe destinacionet e fundit janë detet dhe oqeanet. Po nëse vazhdohet me këto rritme, theksojnë studiuesit, situata do përkeqësohet aq shumë sa në 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshq në dete.
Ndërsa vendi ynë rendite ndër shtetet e para në Europë për nivel të lartë të mbetjeve.
Edhe sipas INSTAT, çdo shqiptar prodhon mesatarisht 396 kg mbetje në vit, prej të cilave 39.6 janë plastike dhe ja kalojmë e mesatares Europiane. Mesatarisht një qytetar i Bashkimit Europian gjeneron 31 kg plastikë.
I pari në Europë për përdorim të gjërë të plastikës është Irlanda me 61 kg për banorë në vit dhe i fundit është Bullgaria, me vetëm 14 kg mbetje për 1 banor.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828