INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Top Channel shkarkon drejtorin e informacionit Sokol Ballën

Top Channel shkarkon drejtorin e informacionit Sokol Ballën

Publikuar më: 15:11 14-11-2017

Duket se televizioni Top Channel nuk po gjen qetësi. Pas largimit të shumë punonjësve nga ky stacion televiziv, mësohet se ka ndodhur edhe një shkarkim i bujshëm. Newsbomb.al, shkruan se Top Channel ka shkarkuar nga detyra drejtorin e informacionit Sokol Balla. Duke ju referuar të njëjtës media në vend të tij, është emëruar Endri Xhafo, i larguar 2 muaj më parë nga ABC News për t’u bërë pjesë e Top Channel. Xhafo do të mbajë detyrën e drejtorit të Informacionit deri në një urdhër të dytë, që do pasohet me një mbledhje bordi. Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me Sokol Ballën por burime pranë stafit të Top Channel konfirmojnë se drejtori i informacionit nuk është parë sot në ambientet e televizionit. Ndërkohë Newbomb.al shkruan se gazetarit nuk i është kërkuar të lëvizë nga drejtimi i emisionit "Top Story". Mbetet për t'u zbuluar vendimi që do marrë Balla për emisionin e tij, pas shkarkimit.

Article Logic
Execution time: 0.00362300872803
array(1) { ["section"]=> string(65) "top-channel-shkarkon-drejtorin-e-informacionit-sokol-ballen-41934" }