INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në familjen e futbollistit të famshëm, djali i tij humb jetën duke luajtur futboll [FOTO]

Tragjedi në familjen e futbollistit të famshëm, djali i tij humb jetën duke luajtur futboll [FOTO]

Publikuar më: 12:52 05-09-2019

Tragjedi në familjen e një prej futbollistëve të krahut më të mirë në historinë e futbollit, Marcos Evangelista de Morais, i njohur shkurt me emrin Cafu. Djali i ish-futbollistit të Romës, Milanit e përfaqësueses së Brazilit, Danilo, 30-vjeç, humbi jetën për shkak të arrestit kardiak ndërsa po luante futboll në shtëpinë e tij.

Pavarësisht mbërritjes së ndihmës së shpejtë, përpjekjet për ta mbajtur në jetë rezultuan të kota. Sikurse njofton “Globoesporte”, duke iu referuar dëshmisë së mikut të të ndjerit, Paulo Sergio, Danilo po luante futboll në banesën e familjes në Bartueri, kur u godit nga infarkti.

damn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031628608703613