INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në futboll! Përplaset me shokun e ekipit gjatë lojës, vdes portieri [VIDEO]

Tragjedi në futboll! Përplaset me shokun e ekipit gjatë lojës, vdes portieri [VIDEO]

Publikuar më: 16:20 15-10-2017

Bota e futbollit është tronditur!

Portieri indonezian Choirul Huda ka vdekur në mes të ndeshjes së skuadrës së tij Persela Lamongan ndaj Semen Pedang. Sipas “Goal”, ai u rrëzua në fushë në pjesën e parë pasi u përplas me shokun e skuadrës Ramon Dorrigues dhe sulmuesin e Pedang Marcel Sacramento, dhe trajneri i Perselas, Aji Santoso, ka konfirmuar pas ndeshjes se 38-vjeçari ka vdekur.

“Të gjithë lojtarët shkuan në spital pas përfundimit të ndeshjes, ku u lajmërua vdekja e Choirul Huda. Vdekja e tij na ka goditur të gjithëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0054490566253662