INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Manchester, fansat i përgjërohen Justin Bieber për koncertin e radhës në Angli!

Tragjedia në Manchester, fansat i përgjërohen Justin Bieber për koncertin e radhës në Angli!

Publikuar më: 14:09 24-05-2017

Ja çfarë po kërkojnë fansat e tij nga këngëtari kanadez.

Sulmi terrorist në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande që mori jetën e 22 personave dhe la 119 të tjerë të lënduar i ka temrruar të gjithë dashamirësit e muzikës. Veçanërisht fansat e Justin Bieber të cilët po i përgjërohen që të mos bëjë një koncert në Angli tani afër pasi kanë frikë për jetën e tij. I njëjti menaxher, Scooter Braun, ka nën kontroll si Justin Bieber ashtu edhe Ariana Grande, ndërkohë që kjo e fundit ka pezulluar turin e saj “Dangerous Woman” për një periudhë të pacaktuar. Ndoshta Braun do t’i këshillojë të njëjtën gjë edhe artistit kanadez. Nga ana tjetër, Katy Perry dhe Lorde zotohen që të performojnë në Britani gjatë kësaj fundjave. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0025060176849365