INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Xhenova, Basha: I tronditur, solidaritet me Italinë mike

Tragjedia në Xhenova, Basha: I tronditur, solidaritet me Italinë mike

Publikuar më: 17:58 14-08-2018

Ndërsa rëndohet bilanci i viktimave në Itali pas shembjes së Urës Morandi, edhe politikanëshqiptarë kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike.

Në një postim në rrjetin social twitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha solidarizohet me familjet e viktimave dhe qeverinë e shtetit fqinj.

Ai shton se është tronditur për lajmin e aksidentit i cili mori me dhjetra jetë njerëzish.

Postimi i Bashës në Twitter

I tronditur percolla lajmin e aksidentit te tmerrshem ne Genova. Ne keto momente te veshtira per Italine mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushellimet per viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet te plote me qeverine

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494