INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TRAGJIKE, ktheheshin nga festa e ditëlindjes, aksidenti u merr jetën 3 anëtarëve të familjes Bibaj, njëra nga vajzat në gjendje kritike për jetën

TRAGJIKE, ktheheshin nga festa e ditëlindjes, aksidenti u merr jetën 3 anëtarëve të familjes Bibaj, njëra nga vajzat në gjendje kritike për jetën

Publikuar më: 08:16 16-06-2019

Një aksident automobilistik u ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familje. Ngjarja e rëndë është shënuar në Sauk, në orët e mesnatës, teksa një automjet ka dalë nga rruga Tiranë-Elbasan duke u përplasur me bordurën.
Përplasja ka rezultuar fatale për 3 anëtarë të familjes Bibaj, nëna, babi dhe 1 nga vajzat: Valentina Bibaj, 54-vjeçe, Bardhok Bibaj, 62-vjeç, Florida Bibaj, 22-vjeç. Në gjendje të rëndë shëndetësore në spital ndodhet vajza tjetër, Xhuliana Bibaj, 26 vjeç.
Nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak ndodhet dhe drejtuesi i mjetit që u përplas, një mik i familjes Bibaj, Arlintin Alia, 32 vjeç.
Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur ndërsa familja ishte duke u kthyer nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave.
Fillimisht, u raportua se ishin 4 viktima por raportimet më të fundit tregojnë se viktimat janë 3. Nga spitali në fillim u njoftua se Xhuliana Bibaj ndërroi jetë por 26-vjeçarja ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak. Hetimet për këtë ngjarje tragjike kanë nisur. Dyshohet se aksidenti tragjik është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën ecte mjeti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033261775970459