INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trailer: ‘’Book Club’’, një film mbi “50 Shades of Grey”

Trailer: ‘’Book Club’’, një film mbi “50 Shades of Grey”

Publikuar më: 15:24 17-05-2018

Me përfundimin e trilogjisë së ”50 Shades of Grey”, në ekranet e argjendta në fillim viti me “50 Shades Freed” - tani do të vijë një film për vetë fenomenin.


Pavarësisht se ne shpesh jemi tallur me filmin, duhet pranuar që ka patur goxha impakt në një rreth të gjërë grupmoshash. Mund të mendoni se, më së shumti impakti ka qenë tek të rinjtë, por a keni menduar ndonjëherë si ndikon te moshat më të mëdha, të cilat mund t’i bëjë t’i shohin eksperiencat e tyre nga një këndvështrim tjetër?


Pikërisht këtë trajton filmi “Book Club” (Klubi i Librit), i cili bën bashkë një kuartet të mrekullueshëm aktoresh - Diane Keaton, Jane Fonda, Mary Steenburgen dhe Candice Bergen - si një grup mikeshash që futen në botën gjithëpërfshirëse dhe të “turpshme” të "Fifty Shades of Grey" të E. L. James.


Mund të jetë shtimi i lojës në martesë, rindezja e një flake të vjetër ose kërkimi për dashuri të reja; por secila nga katër personazhet e filmit gjejnë jetën e tyre të transformuar nga përvoja letrare në mënyrë individuale.
“Është njëlloj sikur dikush të hedhi një granatë në dhomë, dhe jetët e njerëzve aty brenda të bëjnë BAM,” u shpreh njëra nga aktoret për Entertainment Weekly.


Një klip i ri nga filmi tregon Steenburgen dhe Bergen duke ndarë shokun dhe kënaqësinë mbi gjërat “absurde” që Christian Grey dhe Anastasia Steele bëjnë përgjatë romancës së tyre erotike.

Me regji të Bill Holderman, filmi përveç roleve kryesore të lartpërmendura përfshin emra si Richard Dreyfuss, Andny Garcia dhe Alicia Silverstone.
“Book Club” pritet të dali në kinema në datën 1 Qershor (ironia) në Angli dhe më pas përhapja në kinema në mbarë botën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254