INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TRAILER: ‘’Deadpool 2’’ është më i bukur se i pari ! [VIDEO]

TRAILER: ‘’Deadpool 2’’ është më i bukur se i pari ! [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 11-05-2018

Megjithëse çmenduria e tij si personazh nuk harrohet, këtu keni trailerin e Deadpool për pak rifreskim memorieje.

 

 

Deadpool 2 ka filluar të jepet në disa kinema nëper botë megjithëse dita zyrtare e premierës ende nuk ka ardhur.

Por është pranë kështu që bëni gati çimiçangat dhe qëndroni në pritje të heroit humorist dhe aventurave të tij të reja !

 

 

Sigurisht që bashkë me këtë, kanë ardhur edhe reagimet e para nëpër rrjete sociale nga gazetarë të ndryshëm të cilët kanë patur fatin t’a shohin të parët.

Konsesusi masiv ështe shumë pozitiv dhe thuhet se Deadpool 2 është më i mirë se Deadpool.

I keni parasysh ato skenat që Marvel jep gjithmonë mbas titrave mbyllëse? Për Deadpool 2 thonë se ka më të mirën e kohëve të fundit, disa këmbngulin që është më e mira që kanë parë ndonjëherë, kështu që mos e lini kinemanë pa i parë edhe titrat.

Gazetarët gjithashtu shprehen se filmi është më i zgjuar, me batuta më të mprehta dhe më gallatë se i pari.

Është për të qeshur kur duhet, prekës kur duhet, madje thonë se është më i bukur se Avengers: Infinity War.

Deadpool 2, me bukuroshin karizmatik Ryan Reynolds në rol kryesor dhe me emra të tjerë si Zazie Beatz, Josh Brolin, Terry Cruise, Dennison, e shumë të tjerë – do të vijë në kinema në datën 18 maj.

Article Logic
Execution time: 0.0044641494750977