INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Traileri i ri i Star Wars: The Last Jedi zbulon një sekret [VIDEO]

Traileri i ri i Star Wars: The Last Jedi zbulon një sekret [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 11-10-2017

The second trailer for Star Wars: The Last Jedi is finally here, and it’s a doozy. There are some impressive battles and visuals, but what stands out the most is how this trailer shows off the tension that both Kylo Ren and Rey have with their respective mentors, and it’s clearly terrifying to Luke.

Traileri i dytë zyrtar për Star Wars: The Last Jedi ka mbërritur dhe po përflitet së shumti. Ka disa beteja magjepsëse, po ashtu dhe efekte vizuale të papërsëritshme, por ajo që na bën më shumë përshtypje është tensioni i Kylo Ren dhe Rey që kanë përkundrejt mentorëve të tyre. 

Adhuruesve u ishin dhënë disa detaje përpara 6 muajve, por trajleri i ri i kapitullit të 8 të sagës së “Luftës së Yjeve” ishte një surprizë e vërtetë për ta.
Materialet më të fundit të “Star Wars, The Last Jedi” u transmetuan gjatë pjesës së parë të ndeshjes së NFL-së mes Minnesota Vikings dhe Chicago Bears.
“Walt Disney”, që ka fituar ekskluzivitetin e filmit tejet të preferuar, përdori një taktikë të ngjashme edhe dy vite më parë, kur seria “Star Wars, The Force Awakens” e bëri debutimin gjatë pjesës së parë të ndeshjes së New York Giants me Philadelphia Eagles.

Xhedait rikthehen pas një pritjeje të gjatë, por regjisori Rian Johnson i ka paralajmëruar me kohë fansat në mbarë botën se, kush nuk dëshiron që kënaqësia e të priturit të filmit të ri t’i shembet nga materiale të tjera promocionale, bën mirë të presë shfaqjen e tij në kinema.
Trajleri, sidoqoftë nënkupton disa gjëra, duke treguar se ekziston mundësia që Rei, protagonistja e kapitullit të fundit, të kalojë në anën e errët gjatë aventurës së re të trilogjisë.

Kasti i aktorëve ka prurje të reja, mes të cilave emra të njohur si Laura Dern dhe Benicio Del Toro, ndërsa rikthen dhe të ndjerën Carry Fisher në rolin e princeshës Leia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762