INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri largohet me ambulancë për të ndihmuar lojtarin, shoferi i autobuzit drejton skuadrën në Kategorinë e Parë

Trajneri largohet me ambulancë për të ndihmuar lojtarin, shoferi i autobuzit drejton skuadrën në Kategorinë e Parë

Publikuar më: 12:42 23-10-2017

Dje është luajtur java e dytë për ekipet U-19 në Kategorinë e Parë. Në Fushë-Krujë, Iliria U-19 ka mposhtur Shkodrën me rezultatin 2-0.

Spektakli ka qenë i pranishëm jo vetëm në fushë por dhe jashtë saj. Një lojtar i ekipit të Shkodrës dëmtohet në pjesën e dytë dhe trajneri detyrohet ta shoqërojë me ambulancë në drejtim të Tiranës.

 Në këtë moment u mendua se ekipi ngeli pa trajner por ka qenë pikërisht shoferi i autobuzit që e ka marrë këtë detyrë të rëndësishme përsipër.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i bënte thirje gjyqtarit gjatë gjithë pjesës së mbetur të ndeshjes ku i thoshte: “O arbitër po mbylle lojën tani o burrë”.

Të qeshurat dhe batuatat kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës por vlen për tu theksuar se kushtet ishin tejet skandaloze, pasi për skuadrat nuk kishte as ujë të pijshëm në pankinat respektive

Article Logic
Execution time: 0.0029869079589844