INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri Panucci në konferencë: Po ndjekim disa lojtarë, në mars do ketë emra të rinj

Trajneri Panucci në konferencë: Po ndjekim disa lojtarë, në mars do ketë emra të rinj

Publikuar më: 14:51 23-11-2017

Epoka e tij ka nisur dhe siç duket Panucci po ecën shumë mirë me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Trajneri Christian Panucci ka dalë para pak minutash në konferencën për shtyp, ku ka folur për ndeshjen me Turqinë dhe çështje të tjera. Ai bëri të ditur se në grumbullimin e marsit do të ketë patjetër emra të rinj.
“Nuk e di çfarë ndryshuar, por dua të them se kërkoj të jap më të mirën në skuadër. Kemi pak kohë për të punuar. Qaka është një lojtar mjaft i talentuar që luan në Rumani. Edhe Ajdareviç ka kualitet.
De Biazi kishte mënyrën e tij të unës dhe unë timen. Kam idetë e mia dhe duhet të ndryshoj diçka, është e pashmangshme. Uroj të kem rezultet dhe objektivat e De Biazit.
Besoj se pjesa e parë me Turqinë tregoi punën që kemi bërë në Antalia. Kemi luajtur futboll të bukur në Turqi. Bëmë dy ndeshje në Turqi: në pjesën e parë luajtëm mirë dhe në të dytën treguam karakter, kur mbetëm me 10 lojtarë.
Në 9 ditët e kaluara në Antalia lojtarët ishin shumë seriozë dhe rezultati i ndeshjes ishte rrjedhojë e asaj pune që ne bëmë me grupin. Jam shumë i kënaqur nga të rinjtë dhe kemi një bazë kualiteti të mirë. Kemi edhe 6 muaj kohë dhe do të punojmë për t të pasur lojtarë të tjerë në grumbullimin e marsit.
Kemi 5-6 lojtarë që po ndjekim dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Do të ketë afrime të reja në muajin mars. Do të shikojmë dhe do të vendosim”.

Article Logic
Execution time: 0.0031177997589111