INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trendi më i ri i lojërave Olimpike: Kërcimi në “tub”, shikoni si do zhvillohet [FOTO]

Trendi më i ri i lojërave Olimpike: Kërcimi në “tub”, shikoni si do zhvillohet [FOTO]

Publikuar më: 14:26 18-10-2017

Aktiviteti i fitnesit, që është lidhur gjithmonë me klubet e striptizmit, njihet më në fund si sport profesional.

 Katie Coates, kërcimtare tubi, ka luftuar më shumë se 11 vite me Federatën Ndërkombëtare të Sporteve dhe vetëm javën e kaluar, autoriteti konfirmoi se aktiviteti do të njihet si sport profesional.

Gjithçka nisi në 2006-n, kur Katie la gjithçka dhe iu fokusua kërcimit në tub dhe njohjes së tij si sport. Ajo nisi një peticion i cili mblodhi më shumë se 10,000 firma dhe punoi me komunitetin global për vendosjen e rregullave, sistemit të pikëzimit dhe procesit anti-doping.

Kërcimi në tub është i njohur si sport nga 14 federata në 14 shtete të ndryshme. Nevojitet njohja nga 40 federata në katër kontinente për t’u bërë një sport ndërkombëtar dhe për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike.

 Katie është optimiste dhe beson se mund t’ia dalin. Edhe nëse gjithçka shkon pas planit, nuk do të mund të shohim kërcim në tub në lojërat e ardhshme dhe as ato pas tyre. Nëse kërcimi në tub shpallet sport olimpik, do ta ndjekim si ndjekim gjithë të tjerët, vetëm pas tetë vitesh, shkruan anabel.

4de66c62463a8e6432e102c6d72b4736.jpg4cd626cfcedac56e26d24f2d233602a5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383