INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Zhgënjime nga blerjet online? Rastet EPIKE! Sugjerimet që të mos gaboni [VIDEO]

Trokit/ Zhgënjime nga blerjet online? Rastet EPIKE! Sugjerimet që të mos gaboni [VIDEO]

Publikuar më: 16:15 22-01-2019

Në programin e paradites ‘Trokit’ në IN Tv, moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni i dedikuan hapësirës së diskutimit blerjeve online. Jana Hyka (sipërmarrëse) dhe Pegi Shehu (Menaxhere IT) treguan pikat e fortave të tregut online por edhe disa sugjerime që të shmangni surprizat jo të mira. Moderatorët treguan disa foto, më të bujshme, ku shumë porosi online nuk kanë ardhur si në webet përkatëse teksa Jana vuri theksine e portaleve të liçensuara, masave të veshjeve që ndryshojnë nga kontinenti në kontinent por edhe të lidhjeve të shpeshta me shitësit përkatës.

 

inside1.jpg

Duke qenë pranë shitjeve online edhe në Shqipëri ajo tha se vajzat nga mosha 25-35 vjeçe janë më të dhëna pas këtij sherbimi, ku dominojne veshjet, linjat intime apo edhe ato të kujdesit ndaj lëkurës. A e kanë ende me skepticizëm shqiptarët blerjen online? Po pagesat me kartë? Merrni përgjigjet dhe këshillat e duhura në videon e mëposhtme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030450820922852