Festivali ‘Kënga magjikë’ ka nisur garën e këtij viti ndërsa publiku është njohur më këngët e para konkuruese. Sukses ka qenë këtë javë, më së shumti në mediat sociale, bashkëpunimi muzikor mes Ardit Çuni dhe Daniela Toci. I ftuar në programin e drejtëpërdrejtë ‘Trokit’ në IN Tv, moderatori Ermal Peçi pyeti Arditin se sa ndikoi historia e Danielës për këtë bashkëpunim teksa ai përmend faktin se ajo e ka emocionuar që në daljen e parë televizive.
Arditi nuk heziton të tregoj se edhe ai ka kaluar momente të vështira po aq të ngjashme me të Danielës ndaj nuk kishte si të mendohej dy herë për këngën ‘Qaj’. Daniela përshendeti Ermalin dhe Arditin me nje vidëo nga qyteti i saj duke thënë se nuk dëshiron më patjetër çmim, siç të gjithë e kanë pyetur.
Për të diçka vlen më shumë, madje përgjigjia përlot edhe Arditin. Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme pas minutës së 7-të