INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TRONDITËSE/Zhduket avioni me 5 pasagjerë dhe futbollistin e ekipit të njohur anglez në të

TRONDITËSE/Zhduket avioni me 5 pasagjerë dhe futbollistin e ekipit të njohur anglez në të

Publikuar më: 16:02 22-01-2019

Emiliano Sala është zhdukur. Sulmuesi argjentinas me origjinë italiane po fluturonte në avionin “Piper Malibu”, drejt kryeqytetit të Uellsit, por në orën 20:30 të mbrëmjes së hënës ai është shpallur i zhdukur.

Avioni ishte i përmasave të vogla dhe mund të mbante deri në 5 pasagjerë. Policia franceze dyshon se në të ndodhej vetëm piloti dhe futbollisti 28 vjeçar i Cardiff City. Sipas policisë franceze, lidhjet mes radarit dhe avionit u ndërprenë ndërsa aeroplani fluturonte mbi Kanalin Anglez pranë farit të Casquets.

Një operacion i madh kërkimi është duke u zhvilluar për avionin e lehtë, në Alderney në Ishujt Channel.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727