INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turjan Hyska sjell jo një, por dy emisione në sezonin e ri [FOTO]

Turjan Hyska sjell jo një, por dy emisione në sezonin e ri [FOTO]

Publikuar më: 11:18 23-06-2018

Largimi i tij për në Klan Plus, u shoqërua me fjalë të shumta. Pas 14-vitesh bashkëpunim me Vizion Plus, Turjan Hyska zhvendoset në në një tjetër ekran, por jo vetëm.

Edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL do të lëvizë bashkë me Turin në ekranin e ri. Së fundmi ai është shprehur në intervistë: “Në Klan HD do realizoj dy projekte gjigante, një ndër ta upgrade i Apartamentit 2XL dhe tjetrin s’dua ta zbuloj”, tha Turi. Zbuloi edhe se Klan Plus do të ndryshojë emër dhe ai do të jetë drejtor i përgjithshëm. Por cilat janë programet që i janë besuar Turit? Krahas formatit të ngjashëm me Apartamentin 2XL, i cili do të shndërrohet në “Duplex”, moderatori do të drejtojë edhe një show tjetër i cili do të transmetohet të dielave mbrëmje. Bëhet fjalë për një game show – format të cilin Turi e njeh mjaft mirë. Programi, siç mësohet, do jetë me karakterit quiz-esh mes dy familjeve dhe do të transmetohet të dielave në mbrëmje.
Megjithatë, Turi nuk ka konfirmuar ende asgjë.

-640-0-5b2d7cbca8d4f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032508373260498