INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë nënë për herë të parë. Maja Alickaj zbulon kuptimin e emrit të veçantë që i vendosi djalit [FOTO]

U bë nënë për herë të parë. Maja Alickaj zbulon kuptimin e emrit të veçantë që i vendosi djalit [FOTO]

Publikuar më: 11:06 12-01-2019

Rreth një muaj më parë këngëtarja shumë e dashur për publikun Maja Alickaj u bërë nënë për herë të parë. Maja solli në jetë një djalë të cilit ajo dhe bashkëshorti i vendosën emrin Jonas.

E ftuar në "Lart e poshtë", Maja ka zbuluar sesi e zgjodhi këtë emër për djalin.

trdjtyjfg.jpg

“Jonas në fakt ja ka vënë vetë emrin vetes, sepse unë kisha disa emra dhe ky ishte njëri nga ata. Unë i bëra lidhjen kur ma thanë Jonas, më pëlqeu dhe një mikja ime më tha se është deti “Jon” dhe njësh prapashtesa ‘as’ edhe mua më tingëlloi bukur. Ndërkohë edhe në Gjermani ky emër ishte në modë, sepse edhe njeriu që ma tha vinte nga andej. Plus edhe njëra nga motrat e mia e kishte dëgjuar si emër të bukur edhe unë e lidha me detin Jon. Në të vërtetë është një profet. Në listë kisha edhe disa emra të tjerë si Mirtjan, që ishte një gërshetim i emrit të babait dhe i vëllait tim. Ishte emri Brisan, një vend në vendlindjen time. Ishte emri Valon që ma tha një miku im. Një emër tjetër ishte edhe Damian, ose i fuqishëm në shqip. Unë thashë kur të lindi djali do të marri një nga këta emra. Çfarë t'i shkojë portretit të tij atë do marri. Kur lindi ai me sytë bojëqielli, që i ka ende, edhe mendova si fëmijë aristokrat, mu duk ky më i përshtatshmi, prandaj edhe thashë që ja vuri vetë emrin”, ka treguar Maja.

xfgjhg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375