INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dashuruat me flokët e Kylie në ditëlindjen e saj, por kur të merrni vesh çmimin…

U dashuruat me flokët e Kylie në ditëlindjen e saj, por kur të merrni vesh çmimin…

Publikuar më: 20:03 17-08-2018

Ka kaluar një javë që nga festa super luksoze e Kylie Jenner, por ende dalin detaje të reja për të. 

Miljarderja më e re në botë nuk u kursye fare, as dhe për detajet më të vogla në organizimin e ditëlindjes tërësisht rozë.

Që nga pishina gjigande me topa, muralet me fytrën e motrave Kardashian dhe të dashurve të tyre, e çdo gjë tjetër, ishte tejet ekstravagante në ditëlindjen e 21-të të Kylie Jenner.

Por ajo që na shokoi më shumë ishte çmimi i flokëve të saj bjonde.

Të importuara nga Rusia, 400 gramët e ekstejshënave që Kylie vendosi për ditëlindjen kanë kushtuar plot 8 mijë dollarë.

Sigurisht për të gjithë ne që vetëm e lexojmë “Forbes”, por nuk do të kemi kurrë mundësinë të na listohet emri aty na duket e tepërt, por për Kylie e cila është tashmë miljardere, 8 mijë dollarë nuk janë asgjë!

kyl.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032289028167725