INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dënua me shërbim prove, Tahiri para mediave: Heshta për dy vite, tani do flas për shushunjat e servilat

U dënua me shërbim prove, Tahiri para mediave: Heshta për dy vite, tani do flas për shushunjat e servilat

Publikuar më: 11:49 21-09-2019

 

Ish ministri, Saimir Tahiri i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka dalë këtë shtunë para mediave, për të zbuluar të vërtetën ndaj tij, siç thotë ai.
“Për 2 vite me radhë isha përballë të gjitha akuzave, gënjeshtrave, për të respektuar drejtësinë. Për të mos e çuar drejtësinë në gjyqin e mediave. Heshta për dy vite tani do flas për servilat dhe shushunjat”, u shpreh Tahiri.

Më tej, ai sulmoi edhe ata pjesë të gazetarëve dhe analistëve, që sipas tij kanë hedhur gënjeshtra e sulme ndaj tij.

“E kisha shumë të lehtë të mbaja mandatin e deputetit, ashtu si të gjithë të tjerët para mija”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se ai zgjodhi të përballej me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Tahiri theksoi se do të vijoj të luftoj deri në ditën e fundit dhe se nuk e ka shpërdoruar detyrën në asnjë sekondë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me rikthimin e tij në politikë, ish-ministri Saimir Tahiri theksoi se parësore për të fillimisht është drejtësia dhe jo partia.

"Çdo bëj me karrierën time nuk e ka në dorë partia dhe asnjë individ në parti, por vetëm unë”, tha ish-ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596