INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap “mat” duke u puthur me djalin e deputetit shqiptar, flet për herë të parë Olta Boka [FOTO]

U kap “mat” duke u puthur me djalin e deputetit shqiptar, flet për herë të parë Olta Boka [FOTO]

Publikuar më: 23:02 23-11-2017

Olta Boka është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, me një vokal i cili është për t’u admiruar. Mbrëmjen e sotme ajo lanccoi projektin e saj më të ri të titulluar “Atij/Asaj” dhe për këtë baladë të bukur ka bashkëpunuar me vëllain e saj Stivi.
Ajo u fotografua këtë verë në plazhet e jugut duke u puthur me Iv Rrokaj, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu është djali i deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj. Olta është e rezervuar për sa i përket jetës private, por këtë herë ka bërë një përjashtim, deri diku.
E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për jetën private dhe pranoi se është në një marrëdhënie, por tha se detajet lidhur me të preferon t’i ketë private.
“Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre. Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin. Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”, tha Olta.

collageivi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002493143081665