INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap në hotel me Stresin, kush është vajza 20-vjeçare që u fut në telashe me Policinë?!

U kap në hotel me Stresin, kush është vajza 20-vjeçare që u fut në telashe me Policinë?!

Publikuar më: 22:20 17-10-2018

Reperi i njohur Stresi është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia mbrëmjen e sotme.  Policia e Tiranës ka njoftuar se arrestimi i Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi u bë pas disa muaj hetimesh, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në Tiranë. Uniformat blu thonë së gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi tashmë akuzohet për veprat penalë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Krimeve kundër personit”.

Mirëpo Stresi është arrestuar brenda një hoteli ku ishte me një vajzë 20 vjeçare. Pas ndalimit në hotel, Lushaj është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për veprimet e mëtejshme proceduriale. Bashkë me Stresin në hotel ishte edhe një vajzë 20 vjeçe, e cila eshte prceduar penalisht.

Njoftimi i policisë për vajzën:

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064