INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“U ktheva nga shpella ku isha izoluar”, Elvana Gjata thumbon Flori Mumajesin? [FOTO]

“U ktheva nga shpella ku isha izoluar”, Elvana Gjata thumbon Flori Mumajesin? [FOTO]

Publikuar më: 23:17 06-02-2018

Elvana Gjata ka rreth dy vite që i ka munguar ekranit shqiptar sepse ka vijuar karrierën e saj muzikore përtej oqeanit.

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare dhe para pak ditësh festoi ditëlindjen. Por dhuratën më të mirë për ditëlindje ajo ua dhuroi  100 të ftuarve në një recital me këngën e albumit të saj të ri.

Mirëpo një shprehje e saj gjatë festës private ka ngritur një pikëpyetje te gazetarët e pranishëm dhe bëhet fjalë pikërisht për “shpellën ku isha izoluar”.

Gazetari Eni Shehu i ftuar në emisionin e Rudinës aludoi se një koment i tillë lidhet me ndarjen e Elvanës nga Threedots dhe kjo metaforë lidhet me ‘izolimin’ e saj brenda shtëpisë diskografike me të cilën ka bashkëpunuar prej 10 vitesh.

Por Rudina kishte një mendim krejt ndryshe duke e argumentuar me faktin se Elvana ka qenë e shkëputur nga jeta publike dhe “shpella” nënkupton mungesën e saj.

Kush ka të drejtë vallë,  Rudina apo Eni Shehu?

3EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721