INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U larguan nga Shqipëria për në SHBA, ja çfarë bëjnë atje Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi [FOTO]

U larguan nga Shqipëria për në SHBA, ja çfarë bëjnë atje Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi [FOTO]

Publikuar më: 13:12 19-10-2017

Ata janë dy ndër artistët më të njohur shqiptarë, edhe pse nuk kishin një karrierë artistike shumë të zhvilluar.

Ndoshta kjo ka qenë njëra ndër arsyet që çifti Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi të vendosin të largohen nga Shqipëria, vetëm pak muaj më parë. Ata u vendosën në SHBA dhe kompozitori i njohur Saraçi është shprehur shumë i zhgënjyer nga vendi i tij.

Ndërsa me vajtjen atje, duket se veprimtaria e tyre artsitike ka nisur të lulëzojë. Ka qenë postimi i organizatores së eventeve në Toronto, Kanda, Teuta Ajdini Haxhillari, me një foto të çiftit Saraçi e Konçi teksa punojnë për eventin e radhës atje. Ajo gjithashtu fton të gjithë shqiptarët në SHBA të bëhen pjesë e këtij eventi.  

 “Artistët e shquar shqiptarë, këngëtarja e madhe Mira Konçi, dhe një nga kompozitorët më të shkëlqyer shqiptarë, Shpëtim Saraçi të ftuar në “Rh Scholarship Event November 18”. Ju mirëpresim!”, shkruan Haxhillari. 

drgtrtgr.png

Article Logic
Execution time: 0.0039081573486328