INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U mendua se Elvana ia kishte kushtuar këtë këngë Florit, reagon Liberta [FOTO/VIDEO]

U mendua se Elvana ia kishte kushtuar këtë këngë Florit, reagon Liberta [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:56 13-02-2018

Askush nuk e kishte menduar se lidhja shumëvjeçare e Elvana Gjatës me Flori Mumajesin do të merrte fund një ditë.

Këngëtarja shqiptare ndjeu se kishte ardhur momenti të provonte diçka tjetër, përfshirë edhe famën ndërkombëtare. Jo më kot u zhvendos në Amerikë ku realizoi edhe këngën e parë ndërkombëtare ‘Forever is Over’. Por së fundmi 31 vjeçarja u kthye në Shqipëri për të dhënë një koncert privat live në ditën e ditëlindjes së saj. Gjatë koncertit Elvana këndoi për herë të parë edhe disa këngë të reja. Njëra prej tyre mban titullin ‘Më Fal’ dhe  ndjekësit e kanë interpretuar si një dedikim për ish bashkëpunëtorin e saj, Flori Mumajesi.

Por këtë ka nënkuptuar edhe vetë moderatorja kosovare Liberta Spahiu e cila që nga ndarja e Florit dhe Elvanës, u fol se kishte nisur një lidhje me producentin shqiptar. Dhe dedikimi i nënkuptuar i këngës nuk i ka pëlqyer aspak ndaj edhe ka reaguar në mënyrë indirekte më atë që ka shkruar në Instastorien e saj. ‘A thua çfarë qëllimi ka ai, ajo, ata, ato, Gjallesat?’, shkruan Liberta duke e pasur me të njëjtin shkrim edhe foton tjetër ku uron babain për ditëlindje. Mesazhi është i qartë./intv.al/

28001191_10213216007428061_809783859_n.jpg

27939746_10213216010988150_533691880_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938