INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se Travis Scott e kishte tradhëtuar, zbulohet më në fund arsyeja pse Kylie Jenner akuzoi partnerin e saj [FOTO]

U përfol se Travis Scott e kishte tradhëtuar, zbulohet më në fund arsyeja pse Kylie Jenner akuzoi partnerin e saj [FOTO]

Publikuar më: 19:10 03-03-2019

Së fundmi u përfol se Kylie Jenner kishte prova se partneri i saj Travis Scott e ka tradhtuar me dikë tjetër. Mirëpo pavarësisht gjithçkaje, sipas “TMZ”, 21-vjeçarja vendosi të qëndrojë me 26-vjeçarin. Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar edhe arsyeja se pse Kylie dyshonte se e tradhtonte partneri. Një burim ka deklaruar për “People” se çifti ka debatuar me njëri-tjetrin pasi Kylie ka parë në telefonin e Travis diçka që nuk i ka pëlqyer.

“Ajo ishte e mërzitur në fillim, por tani është më mirë. Nuk po ndahet me të”, ka thënë në vijim burimi. Të enjten, Kylie u pa duke shijuar një darkë me shoqet e saj edhe pse partneri i saj Travis kishte shtyrë koncertin në Buffalo, New York për të qëndruar pranë saj dhe për ta qetësuar pas dyshimeve.

15515407968273.jpg

Raportohet se reperi e ka cilësuar lajmin e tradhtisë si të pavërtetë dhe ka sqaruar se ishte vetëm një keqkuptim i madh.
“Drama” e re në familjen Kardashian-Jenner vjen pak kohë pasi lajmet se Khloe Kardashian u nda nga partneri pasi ai e kishte tradhëtuar me mikeshën e ngushtë të familjes, pushtuan të gjithë mediat rozë.

Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162