INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U prehtë në paqe! Ndahet nga jeta ish-banori i njohur i “Kafazi i Artë” [FOTO]

U prehtë në paqe! Ndahet nga jeta ish-banori i njohur i “Kafazi i Artë” [FOTO]

Publikuar më: 14:41 27-05-2018

Ishte më i sinqerti nga të gjithë! 

Është ndarë nga jeta pjesëmarrësi në reality-show “Kafazi i Artë”, Artur Jaku. Me siguri të gjithë e mbani mend, pasi ai spikati për sinqeritetin e tij edhe pse ishte i varfër ekonomikisht, ishte i pasur në zemër. Jaku ishte nga Fushë-Kruja, por banonte në Mamurras. U shfaq në publik në vitin 2007 dhe që atëherë nuk është dukur më në media.

Vdekjen e tij e ka lajmëruar një mik i tij, Kostandin Pula, i cili shkruan në Facebook:

ARTUR JAKU R.I.P

A ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi?

Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij!

Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua…

Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…

Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg…

Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!

Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje!

Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!

Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”.

Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”.

Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe!

E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…”

Ai shprehet:

Kishte kancer në mushkëri. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm, shumë fukara por i jashtëzakonshëm.”

collagekakj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029680728912354