INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
UNË NUK KAM ATDHE!

UNË NUK KAM ATDHE!

Publikuar më: 14:31 26-11-2018

Unë nuk kam atdhe!
Atdheun ma marrin me vete çdo ditë të ikurit, nën kēpucë,
në pakot e vockla që nënat mbështjellin për bijtë!
Unë nuk kam atdhe!
Atdheun ma marrin me vete dallgët
në formë fryme dhe e çojnë në fund të detit,
Si formë kujtimi për të mbyturit!
Unë nuk kam atdhe!
Copa e vogël e tokës nuk më nxe!
A quhet atdhe një tokë pa dritare?
Unë nuk kam atdhe
E kanë “vrarë” nëpër ese, studente të zemëruar,
E kanë varur në tel të përmbyturit e vjetshëm,
krah me teshat e lagura!
Une nuk kam atdhe!
As sa një kasolle për të futur kokën,
as sa një kokë njeriu për ta mbushur me ëndrra.
Unë nuk kam atdhe!
E kanë marrë në valixhe vulë-humburit
për ta humbur dhe atë.
Unë nuk kam atdhe!
Kam vetëm ca miq, pak erë, një tokë të vogël, një mal dhe një liqen që i mbaj lidhur pas vetes, si gjurmë
sepse nuk kam atdhe!
Kam një gjuhë që quhet e nënës
Po askush nuk më flet,
Nuk e di me çfarë është një tingull,
as si është të të thonë “mirëmëngjes” në gjuhën time!
Unë nuk kam atdhe!
Nuk e mbaj mend as dritën e diellit kur harron të perëndoj!
Sepse të mos kesh atdhe kaq e thjeshtë është,
aromë buke shtëpie që nuk e nuhat kurrë…

Falenderojmë Irena Shabanin për shkrimin e publikuar nga intv.al/ 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0011329650878906
    array(1) { ["section"]=> string(23) "une-nuk-kam-atdhe-79868" }