INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! NOIZY-t i publikojnë ilegalisht këngën me reperin e famshëm ndërkombëtar, si do reagojë ai? [FOTO]

Upss! NOIZY-t i publikojnë ilegalisht këngën me reperin e famshëm ndërkombëtar, si do reagojë ai? [FOTO]

Publikuar më: 17:35 05-09-2018

Pas këngës së suksesshme “TOTO” e cila u pasua nga “Peace and Love”, Noizy ka paralajmëruar projektin e ri me reperin e njohur italian Ghali. Kënga do të quhet “Parku Lojrave” dhe xhirimet e klipit kanë filluar pasi Ghali ka ardhur në vendin tonë ashtu siç e kemi parë shpesh në rrjetet sociale. Pjesë e këtij klipi do të jetë edhe modelja Sara Kolami.

Mirëpo për çudinë e të gjithëve, ndërsa Noizy nuk e ka publikuar ende versionin origjinal të këtij klipi, ai ndodhet në YouTube dhe mban titullin “Parku i Lojërave”, por siç mund të shihet, nuk është klipi zyrtar që do të publikohet nga reperat.

Me sa duket dikush e ka marrë këtë këngë pa autorizimin e Noizy-t dhe e ka publikuar në YouTube. Po Noizy si do reagojë?

970.png

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215