Olti Curri është një nga personazhet më të njohur në mediat rozë shqiptare dhe ka një miqësi me shumë VIP-a, por nëse atij nuk i pëlqen diçka te kushdoqoftë, ia thotë publikisht.
Ai tërheq shpesh vëmendje me komentet dhe thumbat e tij jo vetëm për aktualitetin në vend, por edhe për VIP-at shqiptar.E një ndër “viktimat” e tij të preferuara është Luana të cilën e ngacmon disa herë. Të njejtën gjë ka bërë ditën e sotme me me një postim në Instastory ku ka ndryshuar trendin e “pyetje-përgjigje”.
Ai i ka thënë ndjekësve të tij të thonë një përgjigje dhe ai do bëjë një pyetje për ta.
Një fans i ka shkruar “Luana” dhe Olti ia ktheu: “Teatri i Operas i beson rolin e Madame Baterflaj sopranos: “ duke e quajtur kështu Luanën një soprano, por në kuadër të ironisë sigurisht.