INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Luana dhe Tuna bëjnë XING në të njejtën ditë me këtë DETAJ! Kush kopjoi kë? [FOTO]

Upsss! Luana dhe Tuna bëjnë XING në të njejtën ditë me këtë DETAJ! Kush kopjoi kë? [FOTO]

Publikuar më: 12:20 03-05-2019

Këngëtarja Tuna Sejdiu, pasditen e djeshme e ka festuar ditëlindjen e djalit të saj të vetëm Tianit. Vogëlushi i këngëtares u bë dy vjeç, ndërsa festa për të ishte e madhe dhe tejet interesante ku tematika ishte “Mirëseerdhe në fermën time”.

Po çfarë kishte veshur Tuna në këtë ditë të veçantë për të birin? Këngëtarja e talentuar zgjodhi të vishte një kostum të kuq, ndërkohë që në qafë mbante një aksesor, varëse gold me emblema dhe simbole.

Por pas fotove të Tunës, Luana Vjollca publikoi një foto dhe besojeni ose jo, mbate në qafë të njejtën varëse si të këngëtares.

Në foton e publikuar, Luana paralajmëron për klipin e ardhshëm që do të dali mbrëmjen e 3 majit dhe ndoshta shumë pak veta e vunë re këtë detaj të kapur nga bordo.al, mirëpo nuk është hera e parë që artistja nga Shkupi mban këtë aksesorë sepse në një set fotografik të realizuar ditë më parë e veshur me kostum ngjyrë portokalli shfaqet me të njëjtën varëse.

collagedda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017681121826172