INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, e dini cila është mosha ideale për të mbetur shtatzënë? Mësojeni tani!

Vajza, e dini cila është mosha ideale për të mbetur shtatzënë? Mësojeni tani!

Publikuar më: 15:54 23-09-2018

Fëmija është dhe një ndër momentet më të bukura të një çifti në jetën e tyre. Shpesh të gjithë mund të kenë dilemën se kur është koha ideale për tu bërë prindër.

Shoqëria jonë shpesh menjëherë pas zyrtarizimit të një lidhjeje,martesa e fëmija janë dy hapat që normalizojnë jetën në çift. Pa këto, diçka nuk shkon. Nëse pikërisht kjo gjë ju shqetëson, qetësohuni, shkenca ju del në krahë!

Nuk është e thënë që menjëherë pas disa muajve martesë të bëni një fëmijë, pasi dhe mëmësia ka moshën e saj ideale. Sipas një studimi shkencor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, mosha 35 vjeç është mosha e përkryer për t’i dhënë jetë një fëmije. Besohet se shtatzënia pas moshës 30 vjeç është e rrezikshme, por kjo gjë nuk është e vërtetuar, përkundrazi studimet e ndryshme vërtetojnë të kundërtën.

Në këtë kohë, femra ndihet shumë më e vendosur dhe e sigurtë për një hap të tillë. jo gjë ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin mendor të femrës gjithashtu dhe lidhet ngushtë me hormonet. Estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në aftësitë njohëse dhe funksionet e trurit sidomos nëse trupi i femrës përjeton një shtatzëni në moshë të vonë.

Asnjëherë mos u ndjeni nën presion, tashmë e keni përgjigjen e duhur për secilin që ju bën këtë pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936