INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e saj ishte e uritur, ajo duhet të ecte në pasarelë, nuk do t’a besoni se çfarë bëri modelja e njohur në mes të sfilatës!

Vajza e saj ishte e uritur, ajo duhet të ecte në pasarelë, nuk do t’a besoni se çfarë bëri modelja e njohur në mes të sfilatës!

Publikuar më: 16:40 18-07-2018

Jemi mësuar që në pasarela të shohim modelet të reklamojnë veshjet e firmave më në zë të modës, por rrallë herë dëshmojmë që në pasarelë të reklamohet një mesazh. 

Në sfilatën më të fundit të Sports Illustrated arritëm të shihnim atë që rrallëherë e shohim me modelet në pasarelë, anën e tyre njerëzore jashtë sfilatës apo botës së modës.

Shumë prej modeleve më të njohura janë bërë tani më mama, por për të parën herë kemi arritur të shohim një modele duke I dhënë gji fëmijës së saj teksa ecën mbi taka në një pasarelë.
Pikërisht këtë ka bërë modelja Mara Martin, dhe mesa duket kjo gjë është mirëpritur e duartrokitur, dhe ka kryesuar titujt e revistave e mediave kudo.
“Nuk e kasha menduar se do të gjeja veten në titujt kryesorë të mediave vetëm se kam treguar diçka që bëj çdo ditë. Kjo për mua është pjesë e përditshmërisë time, unë punoj dhe kujdesem për vajzën time,” është shprehur modelja.

Mund të themi se kjo shfaqje vlen për t’u vlerësuar, pasi jemi në gjendje të shohim një anë të femrave në industrinë e modes që shpesh fshihet.

mara_martin_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030210018157959