INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, vëmendje! Meshkujt e dashuruar nuk i bëjnë KURRË këto 5 gjëra!

Vajza, vëmendje! Meshkujt e dashuruar nuk i bëjnë KURRË këto 5 gjëra!

Publikuar më: 14:30 10-03-2019

Një ndër gjërat më të bukura në jetë është gjetja e dashurisë së vërtetë dhe një mashkull që ju do dhe kujdeset për ju gjatë gjithë kohës. Ju jeni në një lidhje, por dyshoni nëse ai vërtet ju dashuron? Nëse ai nuk i bën këto 5 gjëra që ne do të rendisim tani për ju, atëherë vajza urime, por ai le kokën për ju…

1.Të mos ju kthejë mesazh apo të mos hap telefonin
Një djalë që vërtet ju dashuron do t’ju kthejë një mesazh apo do t’ua hap telefonin kudo që ai mund të jetë. Edhe nëse luan ndeshja e tij e preferuar apo edhe nëse është me miqtë. Nëse ai vërtet ju do, dëshiron që të jetë gjatë gjithë kohës në kontakt me ju.

2.Të thotë se ka nevojë për hapësirë
Ky është vetëm një justifikim, pasi një mashkull që është i dashuruar me ju bën çdo gjë për të gjetur hapësirë dhe kohë për të qëndruar me ju. Madje do të lëviznin qiellin dhe tokën bashkë për ta bërë të mundur. Nëse ai ju thotë se ka nevojë për hapësirë, atëherë diçka po ndodh dhe nuk ndjen mjaftueshëm për ty.

3. Nuk bëhet kritikuesi gjatë gjithë kohës
A ju kritikon gjithmonë për mënyrën se si visheni, për miqtë tuaj, për punën tuaj? Madje edhe se si e pastroni shtëpinë apo parkoni makinën? Nëse përgjigja është po, atëherë vajza bëni mirë që të largoheni sa më shpejt nga kjo marrëdhënie. Nëse një djalë ju do, ai mendon se ju jeni perfekte dhe do t’ju dojë bashkë me imperfeksionet tuaja.

4.Nuk del me vajza të tjera
Sigurisht, shumica e njerëzve kanë miq të seksit të kundërt dhe kjo është krejtësisht në rregull, por nëse i dashuri juaj po zgjedh të kalojë kohën me vajzat e tjera, në vend që të rrinte me ju, ai ndoshta nuk është djali i duhur për ju. Shpenzimi i kohës me vajzat e tjera, sidomos me vajzat që nuk i kishte shoqe apo mikesha përpara se të takoheshit bashkë, nuk është diçka që një njeri i dashuruar do ta bënte.

5. Nuk ju vendos asnjëherë në vend të dytë
Pavarësisht anagazhimeve, prioriteti për të duhet të jeni ju, sepse ju dashuron. Ju meritoni që të keni një person të mrekullueshëm në krah që nuk ka për t’ju bërë asnjëherë që të jeni të pasigurt për dashurinë tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040578842163086