INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza vini re! Ky është pozicioni ideal për të fjetur kur jeni me perioda, provojeni!

Vajza vini re! Ky është pozicioni ideal për të fjetur kur jeni me perioda, provojeni!

Publikuar më: 23:25 21-11-2017

Fjetja mund të paraqesë disa sfida kur është ajo “periudha” e muajit. Po, e kemi fjalën për periudhën kur vajzat janë me perioda dhe me siguri të gjitha njëherazi do të thonin “pse linda femër”. Gjakderdhjet, krizat, dhimbjet, por të gjitha këto mund ti reduktoni nëse bëni një rregullim të thjeshtë të pozicionit si flini.
Portali i njohur “Glamour” ka pyetur disa ekspertë në lidhje me pozicionin ideal për të fjetur gjatë periodave dhe në mënyrë anonime ata kanë zgjedhur pozicionin “ fetal” me këmbët e mbledhura, të strukura si bebja në embrionin e nënës. Gjinekologia e njohur Jennifer Ëider shprehet se me këtë pozicion, lehtësohen ngërçet, muskujt skeletorë rreth barkut relaksohen dhe ka më pak dhimbje.
Sipas studimit ky pozicion ka edhe një benefit tjetër pasi këmbët janë të mbledhura, gjë që pakëson shanset për të rrjedhur më shumë gjak!

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936