INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Me pasion prej trafikanti, Rama kërkon para për pisha

Vasili: Me pasion prej trafikanti, Rama kërkon para për pisha

Publikuar më: 14:45 18-11-2017

Palmat në autostradën Tiranë Kashar nga mbikalimi i Kamzës deri tek ai në Kashar do të zëvendësohen me pisha.  Por lidhur me këtë lajm ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit  Vasili në një postim në rrjetin social facebook.

Ai shprehet se qindra milionë lekë palma në autostradën Tiranë Kasar u thanë, iu vodhën njerëzve të thjeshtë. Ndërsa sot sipas tij po na kërkohet 2.5 milionë euro për të zëvendësuar palmat e thara me pisha.

Statusi i plotë

Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp!

Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane,u asgjesuan,ju vodhen njerezve te thjeshte.

Specialiste,media,shoqeri civile,politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell.

Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar.

Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha.

A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave.

Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes,ky i ka te dyja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818