INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili nxjerr dokumentin:

Vasili nxjerr dokumentin: "Ja kush e ka bojkotuar projektbuxhetin e vitit 2018"

Publikuar më: 12:20 31-10-2017

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bojkotuar projektbuxhetin. Shkak për këtë është bërë mungesa e firmës së kreut të qeverisë në dokumentin më të rëndësishëm që I paraqitet vendit. Kjo ka bërë që deputeti i LSI-së të aludoi se projketbuxheti nuk është lexuar fare nga kryeministri. “Dokumenti më i rëndësishëm që një qeveri, ose më mirë një Kryeministër paraqitet para vendit, është pikërisht ligji i Buxhetit të Shtetit. Gjithë të tjerët kanë rëndësinë e tyre, por fytyrën e qeverisjes e ka ky ligj. Në mënyrë normale, opozita nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse shteti ëhstë i kapur, bërë njësh qeveria me trafikun e drogës dhe me tarfiqe të tjera por arsyeja themelore është se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve”.
Sipas Vasilit ai që flet për bojkot të qeverisjes, është vet bojkotuesi më i madh.
“Foli për bojkot të qeverisjes. Nuk kam parë më qesharak kolegët e Rilindjes sesa kaq. Jua tregoj se kush bojkoton. Ja dokumenti kryesor që Kryeministri firmos në një vend. Më i rëndësishmi i demostrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama. Ky është bojkotuesi i madh. Kjo tregon neverinë e madhe që ka ai për popullin e vet. Nuk kemi parë dhe as kemi për të parë një bojkotim që një kryeministër i bën qeveritarëve. Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, mos ne kemi detyrë t’i bëjmë fresk?!”-deklaroi Vasili. Ai tha ndër të tjera se kryeministri nuk duhet të merret seriozisht, pasi nuk e ka fare në llogari popullin e tij. “Këtij që nuk ka kohë të të firmosë, të merret me këtë dokument? Orë të tëra i caktoi vetes se sa mirë është të mbrosh trafiqet, sa mirë të dekorosh sallën e Kryesisë, por bojkoti më i madh është ky: Ky dokument nuk është i Kryeministrit tuaj. Ai nuk di gjë fare se çfarë ëhstë shkruar këtu. Mos e merrni seriozisht. Nuk do të gjeni rast tjetër se sa i përgjegjshëm është. Këtu janë të shpërndara gjaku dhe djersa e mijëra bizneseve dhe ky efendikoi nuk ka kohë fare të merret me këtë. Ky bojkot që Kryeministri i ka bërë Buxhetit të shtetit është më i rrezikshmi, se ai nuk e ka fare në llogari popullin e tij”-deklaroi kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723