INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdimisht u terheqim vëmëndjen fëmijëve...

Vazhdimisht u terheqim vëmëndjen fëmijëve...

Publikuar më: 11:30 08-01-2018

Nga Lira Gjika

Vazhdimisht u terheqim vëmëndjen fëmijëve duke u thënë, kujdes ruajuni se kjo apo ajo, të bën dëm, të sëmur apo të vret. Gjithmonë përdorim frikën dhe kërcënimin nga gjërat, sidomos nga gjërat e gjalla, si kafshët insektet apo bimët. I mësojmë fëmijët, ti vrasin insektet dhe jo ti shmangin, pasi edhe ato janë të gjallë. Edhe ata duan të jetojnë dhe do të mbrohen po u kërcënuan dhe kështu mund të na bëjnë dhe keq. Por, po të jemi te kujdesshmëm mund ti shmangim dhe kështu të jemi të dy palët të qetë, për jetën. Ky lloj edukimi është shumë I rëndësishëm, në radhë të parë për vetë ne njerëzit, na ndihmon të zhvillojmë mekanizma psikoemocional më cilësorë. Kjo mënyrë qetëson frikën, që mund të krijojë dëme të tilla, që më pas, nuk del një jetë e tërë për të korigjuar. Prindër! Të rritur! Përpiquni ti zgjidhni veprimet dhe jo të veproni pa menduar, kur është fjala për jetën, për të gjallën. Jeta duhet respektuar, kudo qoftë dhe e kujtdo qoftë. 

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375