INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes në moshën 83-vjeçare vrasësi më gjakatar i SHBA-ve

Vdes në moshën 83-vjeçare vrasësi më gjakatar i SHBA-ve

Publikuar më: 09:42 20-11-2017

Vrasësi serial amerikan Charles Manson ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Ai ishte shtruar në një spital në Kaliforni. Lider i një sekti të njohur me mrin “Family”, manson ishte një nga vrasësit më gjakatarë të historisë së SHBA-ve.

Manson u bë i famshëm pasi u akuzua si porositësi i një prej vrasjeve më makabre në SHBA: atë të Cielo Drive, Ai po vuante dënimin për vrasjen e Sharon Tate, gruaja e re e regjisorit Roman Polanski dhe katër persona të tjerë në një vilë në Los Anxheles në gusht 1969.

Vrasësi 83-vjeçar, ishte dënuar me burgim të përjetshëm edhe për vrasjen e biznesmenit Leno Labianca dhe gruas së tij.’

Në fund të viteve 70 Manson ishte kreu i sektit i cili ka kryer një sërë vrasjesh kryesisht duke vrarë njerëz të bardhë të pasur duke shkaktuar panik në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508