INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vdiq truproja e Ramës”/ Pas denoncimit të Berishës, reagon Ministria e Brendshme

“Vdiq truproja e Ramës”/ Pas denoncimit të Berishës, reagon Ministria e Brendshme

Publikuar më: 12:41 15-06-2019

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkroi se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti.

Por në lidhje me këtë deklaratë të tij, ka reaguar Ministria e Brendshme. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar ministria hedh poshtë pretendimet e ngritura nga Berisha, duke theksuar se këto lajme të rreme po krijojnë një klimë pasigurie në vend.

“Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë” thuhet në reagimin e Ministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674