INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj vazhdon fushatën, mesazh për Bashën e Metën: Mbajnë veten me gajret

Veliaj vazhdon fushatën, mesazh për Bashën e Metën: Mbajnë veten me gajret

Publikuar më: 10:14 09-06-2019

Kryebashkiaku Erion Veliaj nga Baldushku ku është duke vijuar takimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore, u shpreh se në datën 30 qershor dhe në të gjithë Shqipërinë do të ketë zgjedhje.

“Në 30 qershor do të ketë zgjedhje në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Kjo nuk do as mend as kalem, as dekret, as sekret, nuk do as sherr dhe as shamata. Në datën 30 qershor ne do të vendosim se si Baldushku, Petrela, Farka, Krraba, Bërzhita, Kashari, Ndroqi, Peza, Shëngjergji, Zallbastari do të shkojnë drejt fitores. Pala tjetër është në pikë të hallit.

Asnjëri nuk do t’ja dijë për populli, ata duan të shkojë populli tek ata në bulevard dhe jo ata tek populli. Dhe njëri nga një anë e bulevardit për protestë dhe tjetri duke çuar letra për zgjedhjet. Nëse këta do ta mbajnë veten me gajret edhe me serume dhe nisin letra nul që nuk kanë pikë vlere juridike dhe pikë vlere morale, si letra vetëvrasje politike këta le t’ja cojnë njeri-tjetrit, por ne nuk jemi këtu për hallet e tyre, por për hallet dhe familjet tona.

Në datë 30 qershor dhe çdo njeri në të gjithë Shqipërinë do të votojë.”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289